Timo Huebers ishte lojtari i parë profesionist në Gjermani që ishte prekur nga koronavirusi. Rezultati i tij pozitiv doli më 11 mars.
Vetëm një ditë më vonë rezultat pozitiv për koronavirus kishte edhe bashkëlojtari i tij te Hannoveri, Jannes Horn. Derisa për Huebersin dy ditë më parë u bë e ditur se është shëruar nga koronavirusi, për Hornin kjo u bë e ditur të premten.
“23-vjeçari Horn është zyrtarisht i shëruar. Ai mund të largohet nga shtëpia”, ka njoftuar Hannoveri, që bënë gara në Bundesliga 2.
Të enjten lojtarët e Hannoverit u lejuan të dalin nga shtëpitë e tyre. Të gjithë janë testuar për koronavirus, si masë parandaluese. Ndërkohë Huebers dhe Horn janë testuar nga dy herë. Për Hornin rezultati u bë i ditur të premten. Për të përfundon karantina.
Për Hannoverin luan reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija. Ndërkohë në ekipin e dytë të këtij klubi është Valdrin Mustafa, që deri më tani është i vetmi sportist kosovar i prekur me koronavirus. Mustafa ka thënë ditë më parë se është mirë me shëndet.
Ndërkohë te ekipi i dytë i Hannoverit pos Mustafës edhe dy lojtarë tjerë janë prekur nga Coronavirusi.