Dy mbledhje të Qeverisë, temë projektligji për demarkacionin

Prishtinë | 20 Shk 2018 | 08:18 | Nga

Zyra për informim e kryeministrisë ka konfirmuar se gjatë ditës së sotme do të mbahen dy mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja e parë do të mbahet në orën 10:00 ndërsa ajo e dyta në orën 16:00.

Qeveria e Kosovës pritet të marrë sot vendime të mëdha për demarkacionin. Kjo pasi kabinetit qeveritar i kishte shkuar dje njoftimi për dy mbledhje të qeverisë gjatë ditës së sotme.

Qeveria Haradinaj do të tërheqë Projektligjin e dërguar më parë, për ta zëvendësuar me të ri, duke përfshirë marrëveshjen Thaçi – Vujanoviq, raporton ktv.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme