Dy ministra raportojnë sot në dy komisione parlamentare

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pritet të raportojë sot para deputetëve në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ndërsa për Mbikëqyrjen e Financave Publike është i ftuar të raportojë ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton Ekonomia Online.

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës thuhet se Rizvanolli do të raportojë lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024 dhe mbledhja fillon në ora 11:00.

Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, do të raportojë lidhur me raportet e auditimit të performances” Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në vitin 2021”. Mbledhja do të fillojë në orën 11:00.

Të ngjashme