Dy ministra në qeverinë aktuale që nuk do të doja t’i shihja të rreshqasin në pellgun e interesave të ngushta partiake janë Hekuran Murati dhe Artane Rizvanolli.
Te dy të shkolluar në frymë liberale, në universitete të njohura janë kuadro me të cilët do të duhej të ishim krenarë.
Por politika shpesh të kap përpara dhe të shtyn të thuash gjëra që në rrethana tjera nuk do ti thoje.
Unë nuk dyshoj që qëndrimi që i ra hise ta mbroj ministres Rizvanolli për projektin e gazit nuk përfaqëson mendimin e shkollës ku ajo është ngritur si profesioniste.
As qëndrimi i ministrit Murati sot ndaj një kompanie private nuk besoj të jetë ajo që ai e mendon vërtetë. Edhe një student i vitit të parë në ekonomi e di që në ekonomi të tregut nuk lejohet të bëhen dallime e diskrimimime të tilla, e lëre më ministri me gjithë atë shkollë.
Qeverisja e gjeneratës së re para së gjithash duhet të sjell edhe një normë të re ku integriteti personal duhet të vihet mbi interesin ditor partiak.
Përndryshe do të vazhdojmë të shohim qeverisje të njejtë si deri tani dhe të humbim kuadro tê mira që i fshin përpara interesi partiak.