Dy miqësore luksi në muajin mars

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Italia do të përgatitet për Euro 2020 me ndeshje miqësore kundër Anglisë dhe Gjermanisë në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

Skuadra e Roberto Mancinit u kualifikua bindshëm, duke fituar 10 nga 10 ndeshje e zhvilluara, dhe tani do të përballet me dy nga skuadrat më të mëdha evropiane gjatë pushimit të tyre të ardhshëm ndërkombëtar në mars.

FIGC ka konfirmuar se ‘Azzurri’ do të udhëtojnë në ‘Wembley’ më 27 mars, përpara se të takohet me Gjermaninë në Nuremberg vetëm katër ditë më vonë – dy ndeshje që do të plotësojnë kërkesën e Mancini për të testuar lojtarët e tij kundër ekipeve më të mira kombëtare, transmeton lajmi.net.

Verën e kaluar, Gjermania çuditërisht u eliminua gjatë fazës grupore të Kupës së Botës 2018, por Anglia shkoi deri në gjysmëfinale, ku humbi ndaj Kroacisë.

‘Azzurri’ në Euro 2020 do të jenë në grupin A – kundër Zvicrës, Turqisë dhe Uellsit – dhe do të përgatiten në ndeshjen e fundit kundër Republikës Çeke në 4 qershor në Itali. Stadiumi nuk është caktuar ende. 

Të ngjashme