Në legjislaturën e ardhme të Kuvendit të Kosovës që pritet të formohet si rezultat i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, mund t’i shohim dy motra, që janë kandidate për deputete nga dy parti të ndryshme.
Bëhet fjalë për kandidaten e LDK-së, Njomza Emini dhe motrën e saj Violeta Emini – Salihu, e cila është kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në listën zyrtare të LDK-së me emrat e kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Kosovë, Njomza Emini është renditur e 48-ta.
Në listën prej 110 kandidatëve nga “Vetëvendosje” Violeta Emini – Salihu, gjendet në pozitën e 99-të.
Kujtojmë se deputetë në legjislaturën e fundit të Kuvendit, që u shpërbë para dy javësh, kanë qenë vëllezërit Ramush dhe Daut Haradinaj, por nga një parti, AAK.