Dy pacientë me kancer mposhtën Coronavirusin

Prishtinë | 13 Kor 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Personat me sëmundje shoqëruese janë më të rrezikuarit nga virusi korona. Shumë nga ta po qëndrojnë të shtrirë në klinikat e QKUK-së.

Edhe në repartin e Onkologjisë, po trajtohen disa pacientë të infektuar me virusin Corona.

Drejtori i Klinikës Onkologjike, Ilir Kurtishi ka folur për gjendjen e pacientëve në këtë repart duke thënë se personat me sëmundje shoqëruese si kanceri janë më të ndjeshëm dhe se hyn në grupin e katër ose të pesë të personave me rrezik nga infeksioni Covid-19 transmeton Gazeta Shneta.

Ai ka thënë se shumica e pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit, shërbimin dhe trajtimin mjekësor e marrin nga Klinika e Onkologjisë.

Sipas tij, për shkak të pandemisë janë shtyrë rastet që kanë nevojë për operim sa i përket tumoreve.

Sipas Kurtishit, pacientët me kancer të lukthit dhe pankreasit janë më të prekurit nga ky virus.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme