Banka e Shqipërisë ka hedhur në qarkullim që prej datës 30 shtator 2019, kartëmonedhat e reja 200 Lekë dhe 5000 Lekë, të rifreskuara dhe me elementë sigurie të përmirësuar duke i dhënë lekut shqiptar pamjen e një kartëmonedhe moderne.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në 2 pamje të përparme të kartëmonedhës së re 5000 Lekëshe, janë të vendosura 5 ndryshime në elementet e sigurisë së kartëmonedhës.
Ndërkohë kartëmonedhat ekzistuese të të gjitha prerjeve, vazhdojnë të qarkullojnë paralelisht me kartëmonedhat e reja. Ato do të vazhdojnë të kenë kurs ligjor dhe të shërbejnë si mjet pagese.
Banka e Shqipërisë, po bëhet gati të hedhë në qarkullim prerjet e tjera dhe vitin që vjen 2020, tregu monetar shqiptarë do të ketë për herë të parë në qarkullim një kartëmonedhë të re 10 mijë lekëshe. Kjo valutë do të mbajë figurën e poetit të njohur Asdreni, shoqëruar me vargje nga Himni Kombëtar/ATSH.