Dy persona të cilët kanë folur në gjuhën serbe kanë ndaluar një autobus në Mitrovicë të Veriut të enjten dhe më pas ia kanë thyer parafangot dhe pasqyrat, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar nga shoferi i autobusit.
Policia ka nisur hetime.
“Rr. Filip Vishnjiq, Mitrovicë/05.09.2024-22:05 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte duke drejtuar automjetin transportues/autobus, dy persona të dyshuar meshkuj të cilët kanë folur në gjuhën serbe, kanë dalur nga një veturë dhe me një shkop druri i kanë thyer parafangot dhe pasqyrat e autobusit. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.