Dy persona plagosen pas një mosmarrëveshje në Prekaz të Poshtëm

Prishtinë | 06 Sht 2018 | 10:24 | Nga

Pas një mosmarrëveshje, raportohet se dy persona janë rrahur mes vete në fshatin Prekaz të Poshtëm të Skenderajt, me ç’rast kanë përdorur edhe armë zjarri.

Një nga të dyshuarit, sipas policisë, është plagosur me mjet të mprehtë, ndërsa tjetri me armë zjarri.

Pas dhënies së ndihmës së parë, të plagosurit janë dërguar në QKUK.

Me urdhër të gjyqtarit janë bastisur lokacionet e të involvuar në rast, dhe në shtëpinë e njërit është gjetur një pushkë gjuetie leje me afat të skaduar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme