Dje rreth orës 16:40, ka ndodhur një grabitje me armë në njërën nga bankat në Prishtinë, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Punëtorja e bankës ka njoftuar policinë se dy persona të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Nga ky rast nuk është raportuar për të lënduar.
“Ankuesja femër kosovar punëtore e bankës ka njoftuar se dy persona të panjohur të armatosur njëri me thikë dhe tjetri me revole i kanë grabitur para dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.