Dy persona tentojnë të nxjerrin jashtë Kosovës një vajzë 3 vjeçe pa lejen e nënës

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë arrestuar, pasi kanë tentuar që pa lejen e nënës të dërgojnë një vajzë 3 vjeçe jashtë Kosovës.

Të arrestuarit, një burrë dhe një grua, janë kapur në pikën kufitare me Serbinë, në Jarinjë, teksa po tentonin të kalonin kufirin.

“Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit, fëmija i është kthyer nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme