Dy pyetje që nuk iu bën Kurtit dje në Ohër

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 22:42 | Nga Bekim Salihu

Dy pyetje që nuk iu bën dje Kurtit në konferencë:

E para: Sikur ju të ishit në opozitë, çka do t’i thoshe Hashim Thaçit ose të tjerëve, nëse do pajtoheshin për këtë marrëveshje dhe për këtë format të marrëveshjes.

E dyta: A do të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvend të Kosovës.

Unë e di deri diku sakt çka do të thoshte Kurti për këtë sikur të ishte në opozitë. Pak a shumë kështu do të ishte përmbajtja e tij.

“E zgjodhen shtëpinë e Titos, ngase autokratët ndihen më mirë në kolltuket e socializmit. Ata nuk mund të ulen në kolltuket e demokracisë, ngase për ta populli nuk ekziston, madje as përfaqësuesit e popullit në Kuvend, nuk do të vendosin për këtë, kështu ka vendosur edhe Tito. Shtëpia nuk ishte rastësi, ngase protogonistët që hynë në pamundësi për ta ringjall Titon, vendosën ta ringjallin mendësinë e tij. Thaçi nuk u dëshprua me përmbajtjen e marrëveshjen, por me mungesen e ceremonis së nënshkrimit, ngase kështu deshti Vuçiçi” do të thoshte mes tjerash Kurti në opozitë.

Të ngjashme