Dy raketa “prodhim rus” bien në Poloni, dy të vrarë – shteti anëtar i NATO-s vihet në gatishmëri

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Dy njerëz kanë mbetur të vrarë në Poloni pasi që dy raketa kanë rënë në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Siç shkruan Express.co.uk, nuk është e konfirmuar ende nëse raketet që kanë rënë në shtetin anëtar të NATO-s, janë si rezultat i bombardimeve masive ruse në qytetet ukrainase.

Në anën tjetër, kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka mbledhur Këshillin e Ministrave për Siguri Kombëtare dhe Çështje të Mbrojtjes me urgjencë të lartë.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Piotr Muller ndërkohë që mediat lokale kanë raportuar se kjo thirrje urgjente duhet të jetë si rezultat i shpërthimeve.

Raketat kanë rënë në qytetin Przewodow, duke goditur tharëset e drithërave. Policia, zyra e prokurorit dhe ushtria tashmë janë në vendngjarje.

Sipas raportimeve, Forcat e Armatosura Polake janë në gatishmëri të lartë.

Edhe analisti i gjeopolitikës dhe komentatori i ngjarjeve politike, Samuel Ramani ka shkruar se raketat ruse që kishte qëllim një cak brenda Ukrainës, kanë përfunduar në Poloni.

Ramani ka thënë se kjo raketë ka vrarë dy njerëz.

Të ngjashme