Dy raste të vjedhjeve të rënda janë raportuar dje në Ferizaj.
Në njërin rast, ankuesi ka raportuar se persona të panjohut kanë hyrë në fabrikën e tij për këpucë dhe kanë vjedhur kasafortën ku kishte para dhe stoli ari.
Në rastin tjetër, ankuesi ka raportuar se disa persona kanë hyrë brenda zyrave të firmës nga ku kanë vjedhur një DVR dhe një hard disk.
“Ferizaj 17.06.2023 – NN. Viktima mashkullkosovar ka raportuar se person/persona të pa njohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në fabrikën e tij për prodhimin e këpucëve e cila ndodhet në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë. Sipas viktimës nga aty është vjedhur: kasaforta në të cilën kishte pas para të gatshme dhe stoli ari. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.”
“Sojevë, Ferizaj 17.06.2023 – 05:12. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar i/të dyshuar deri me tani të pa njohur kanë depërtuar brenda zyrave të firmës nga ku kanë vjedhur një DVR dhe një hard disk. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet