Dy rastet e para me Covid-19 në Rahovec janë infermierë

Prishtinë | 26 Pri 2020 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Dy rastet e para që u diagnostifikuan me Covid-19 në komunën e Rahovecit janë infermierë që punojnë në hemodialozë në Spitalin e Prizrenit.

Këto e ka bërë të ditur për Klan Kosovën, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

“Në Rahovec dy rastet e para me Covid-19 janë infermierë që punojnë në repartin e hemodializës në spitalin e Prizrenit”.

“14 rastet e reja që u konfirmuan mbrëmë në këtë komunë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë familjarë të të prekurve”.

“Ndërsa në mesin e këtyre 14 personave të prekur, nuk ka asnjë pacientë me hemodializë”.

“Sot pritet te iu merren mostrat edhe pacientëve të hemodializës nga Rahoveci që këtë shërbim mjekësorë e kryejnë në Prizren”.

Të ngjashme