Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti tryezë diskutimi lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës: rehabilitimi i rrugës Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
KDI-ja këtë raport e kanë quajtur “Rrugë pa fund” për shkak të vonesave në përfundimin e ndërtimit të rrugëve nacionale Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë.
Në raport thuhet se zgjerimi i këtyre dy akseve rrugore me interes nacional ka filluar në vitin 2007 ndërsa 12 vjet me vonë të dyja janë të papërfunduara.
Shkaku kryesor për stërgjatën e punimeve në këto dy projekte janë shpronësimet e pronave private thuhet në raport.
Më tej aty thuhet se nuk duhet anashkaluar arsyet tjera si mundësitë financiare sfidat teknike gjatë implementimit të projekteve si mangësi në hartimin e projektit dhe elaborateve të shpronësimit që rezultojnë me punë shtese nga ato të kontraktuara si dhe kërkesat e banorëve për ndryshime në projekte dhe mosprofesionalizmi i kompanive të angazhuara në ndërtim të rrugëve.
Ndaj sipas raportit janë qytetarët ata që kanë vuajtur pasojat nga këto vonesa.
Diana Metushi-Krasniqi, nga KDI-ja tha se qëllimi i këtij raporti është të shfaqin disa nga problemet identifikuara për këto dy rrugë të cilat janë të papërfunduara gati në përfundimin e dekadës së dytë.
“Dy problemet kryesore që ballafaqohet Prokurimi Publik në Kosovë janë menaxhimi i kontratave. Nëse marrim për bazë vitin 2018 Ministria e Infrastrukturës ka pasur 304 milionë buxhet për projekte të ndryshme. Realizimi i këtij projekti ka qenë vetëm 78.7 për qind”, tha ajo.
Fjolla Uka-Haxha nga ky institut bëri prezantimin e të gjeturave të raportit, raporton EO.
“E kemi quajtur ‘Rrugë pa fund’ se kështu po thonë qytetarët. Njëri nga ta ka thanë se rruga Prishtinë-Mitrovice s’do të ketë kurrë fund, jemi mësuar me kolona dhe s’dime ndryshe”, tha ajo.
Sipas saj, gjatë hartimit të këtij raporti kanë hasur në disa sfida në Ministrinë e Infrastrukturës, e që ndër to është mos transparenca e mjaftueshme e kësaj ministrie.
“Transparenca e ministrisë s’është mjaftueshme. Sfidë ka qenë kur kemi dërguar kërkese për informata zakonisht nuk jepen nga ministria dhe nëse kontaktojmë me zyrtarë sikur kanë ngurrim sikur frikohen nëse japin ndonjë informatë”.
“Për këto rrugë është shkruar shumë në medie janë përmendur shumë kolonat dhe shpronësimi në këto dy rrugë e që është problemi kryesor. Shqetësuese se ministria nuk posedon raport të kontratave të nënshkruara për vitet paraprake 2016 e më parë”.
“Kolonat janë të paevitueshme. Rruga Prishtinë- Pejë 84 km, pjesa që nuk është intervenuar prej 2007 kur kanë filluar punimet, 32 km të cilat si ka ardhur rendi te intervenohet. Rruga Prishtinë -Mitrovicë, gjatësia e rrugës3 8 km, fillimi i punës në vitin 2009. Pjesa e rrugës që është duke punuar 23 km. Ka edhe aksidente të shumta se mungon sinjalizimi”.
Ajo më tej ka shtuar se problem për stërgjatën e punimeve kanë qenë edhe shpronësimet.
“Problemi kryesor shpronësimi. Ministria e fillon punën e ndërtimi para përfundimit të procesit të shpronësim. Nëse procesi i ndërtimit dhe shpronësimit shkojnë bashkë, ka shumë probleme që mund të dalin aty, shumë qytetarë kanë pritur kompensimin e tyre”.
“Diçka që ka ndikuar në vonesa është se banorët kanë pasur kërkesa shtesë. P.sh kanë kërkuar të ketë një rrugë lidhëse një mbikalim apo nënkalim. Ndërsa punët me kapacitete të ulëta nga kompanitë që tregojnë se me muaj të tërë qëndron vetëm një ekskavator e dy punëtore. Me ketë nuk kryhet punë e mëdha”.
Duke iu referuar natyrës dhe përsëritjes së problemeve në këto dy projekte, KDI-ja i rekomandon Ministrisë së Infrastrukturës që para fillimit të projekteve infrastrukturore, nëse aplikohet shpronësimi, të pres përfundimin e procesit të shpronësimit për të filluar pastaj me realizimin e projektit.
‘Meqë hartimi i projekteve dhe elaborateve të shpronësimit është proces i rëndësishëm për fillimin e një projekti, Ministria e Infrastrukturës duhet të përzgjedh kompani sa më të kualifikuara për t`i kryer këto punë dhe t’i mbaj ato përgjegjëse në raste të mangësive në produktet e dorëzuara nga to. Në mënyrë që projektet të realizohen sipas planifikimeve, Ministria e Infrastrukturës duhet t’i kushtoj rëndësi më të madhe procesit të menaxhimit të kontratave dhe të veproj kur ka ngecje në projekte. Mbi të gjitha, Ministria e Infrastrukturës duhet të rris transparencën dhe të jenë sa më llogaridhënës për punën e vet karshi publikut. Ky raport është produkt i projektit për monitorimin e prokurimit publik në institucionet publike (MI, MSH, AQP dhe KEK), që financohet nga Ambasada Britanike në Prishtinë