Shkeljet e të drejtave të punëtorëve – vetëm 33 inspektorë të punës janë aktiv

Prishtinë | 10 Dhj 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka mbajtur tryezën me temën “A (Pse) duhet rritur numri i inspektorëve të punës në Kosovë?!”, raporton Ekonomia Online.

Ismet Kryeziu, drejtor Ekzekutiv i KDI-së tha se punëtorët nuk kanë guxim që të raportuar për padrejtësitë që u bëhen nga punëdhënësit në sektorin privat.

“Një numër i ankesave që na i marrim ka të bëjë me të drejtat e punëtorëve kryesisht me sektorin privat. Sidomos gjatë pandemisë punëtorët ose rastet që janë paraqitur në KDI kanë të bëjnë me sferën e punës ku ata janë të angazhuar, por jo me emrin e tyre apo me emrin e punëdhënësit”.

“Kjo është problematikë në vete që punëtorët sot nuk arrijnë të kenë guximin mjaftueshëm për të shfaqur edhe emrat e kompanive, bizneset private përmes të cilave u cenohet e drejte e tyre”.

Ai tha se të punësuarit nuk kanë njohuri të mjaftueshme për të drejtat e tyre bazike e se nuk kanë informacion se ku mund të ankohen.

“Ne kemi mundësuar që përmes platformës online në mënyrë anonimë të paraqesin raste”.

Verolinda Berisha, hulumtuese në KDI, ka sqaruar se kanë ofruar ndihmë juridike falas për më tepër 3 000 qytetarë.

Sipas saj, shkelja më e shpeshtë që ndodhë nga punëdhënësi në raport me punëmarrësin është kontrata e punës.

Hulumtuesja e KDI-së tha se puna me orar të tej zgjatur sidomos në sektorin privat është pothuajse “normale”.

“Një numër i madh i raportimeve që vijnë të ne kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në vendin e punës si në sektorin privat ashtu edhe më sektorin publik”.

“Problemet kronike me të cilat ballafaqohen punëtorët e sektorit privat janë informaliteti dhe mungesa e sigurisë së shëndetit në punë. Informaliteti si problem është diskutuar vazhdimisht vlerësohet se një numër shumë i madh i punëtorëve të sektorit privat punojnë pa kontrata pune”.

“Shkelja më e shpeshtë që ndodhë nga punëdhënësi në raport me punëmarrësin është pikërisht kontrata e punës”.

Ajo ka sqaruar se aktualisht Kosova ka vetëm 39 inspektorë të punës mirëpo gjatë vitit 2020 kanë qenë vetëm 33 aktiv.

“Sipas standardeve të përcaktuara nga Organizata Ndërkombëtare të Punës për çdo 10 000 të punësuar duhet të ketë një inspektor pune. Nga shifrat zyrtare të të punësuarve në Kosovë në vitin 2020 Kosova do të duhej të kishte së paku 35 inspektorë pune”.

Anëtari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Eman Rrahmani tha se kur është votuar buxheti në Komision, propozimi për shtimin e inspektorëve nuk ka kaluar. Rrahmani situatën në sektorin privat e konsideron shqetësuese.

“Duhet një punë gjithëpërfshirëse për me ardhur deri te përmasimi i situatës”.

Rrahmani tutje tha se bizneset kanë vështirësi të jashtëzakonshme për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar.

Përderisa deputeti i AAK-së Pal Lekaj thotë se duhet të përgatiten kuadro për treg e punës, raporton EO.

“…këtë duhet ta bëjmë me inspektime dhe me ligje. Inspektime më të shpeshta dhe sanksionime të lëtyre dukurive negative”.

“Çka duhet së pari sa i përket inspektoratit, ne kemi punuar.  Kur jemi të ligjet unë besoj se nuk duhet me ekzistuar pozitë opozitë”.

Të ngjashme