Në fshatin Vrellë të Komunës së Istogut, është raportuar se në qendrën e vetme të votimit atje, ka pasur disa shkelje.
Vlora Latifi nga Demokracia në Veprim, ka thënë për Klan Kosova se ka pasur dy raste të raportuara nga vëzhguesit e DNV-së, se dy votues kanë votuar jashtë kabinës duke e bërë publike votën e tyre.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe Haki Maxharraj, kryesues i vendvotimit numër katër në Vrellë, i cili e ka konfirmuar incidentin, duke shtuar se kjo nuk e ka penguar aspak procesin zgjedhor në këtë vendvotim.