Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, presidenti Hashim Thaçi është takuar me dy shqiptarë nga Kosova të cilët janë pjesë e stafit në Shtëpinë e Bardhë.
Me këtë rast Thaçi është shprehur lumtur me të arriturat e bashkëkombësve të tij, Yll e Ylber Bajraktarin.
Postimi i plotë i Presidentit:
Pas takimit të ngrohtë dhe përmbajtësor, zv. Presidenti Pence, me shumë krenari, më tha: ” zoti President, tani do të kem nderin që t’ju njoftoj me dy të rinj me origjinë nga Kosova, Yll dhe Ylber Bajraktarin. Ata punojnë me ne në Shtëpi të Bardhë”.
Sigurisht, m’u bë zemra mal me të arriturat e tyre.
Ylli dhe Ylberi, me punë dhe vetëmohim, pa të njofshëm e pa hile, arritën në majat e administratës amerikane.
Njëkohësisht, kjo flet edhe për zemrën e madhe dhe të hapur të popullit amerikan, e cila, mbi të gjitha, e çmon punën, guximin dhe besnikërinë.
Yll dhe Ylber, jam krenar me ju! Ju priftë e mbara gjithmonë! HTH