Dy shqiptarë janë arrestuar një ditë më parë nga autoritetet irlandeze.
Sipas shtypit vendas, shqiptarët që rezultojnë të afërm me njëri-tjetrin, cilësohen si kokat e një bande të fuqishme në vend.
Shqiptarët, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, janë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.
Siç raporton “The Irish Sun” përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet kriminal, i investonin në ngritjen e bizneseve si në makina, por edhe në restorante.
Pas arrestimit të tyre, policia sekuestroi disa makina luksoze, para cash, si dhe orë të shtrenjta.