Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga dita e nesërme të fillojë me administrimin e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se qytetarët do të marrin dozën e tretë të vaksinës dhe atë përforcuese.
Doza e tretë e vaksinës do t’u jepet personave të cilët i kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër COVID-19, por tek të cilët nuk është zhvilluar imuniteti i duhur.
Këtë dozë do të mund ta marrin ata persona që më shumë se 8 javë dhe më pak se 6 muaj, kanë marrë dozën e dytë të COVID-19.
Doza shtesë e COVID-19 e quajtur si dozë e tretë, u jepet njerëzve me sistem imunitar të komprometuar ose rëndë për të përmirësuar imunitetin e tyre.
Ndërsa, doza përforcuese të cilën qytetarët do të mund ta marrin 6 muaj pasi kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, është dozë shtesë e vaksinës e cila vlerësohet si e nevojshme për shkak që mbrojtja që ofrojnë vaksinat mund të ulet me kalimin e kohës.
Kjo dozë përforcuese jepet me qëllimin që qytetarët të mbrohen për një kohë më të gjatë ndaj COVID-19, pasi që imuniteti i tyre fillon të bjerë me kalimin e kohës.
Pra, përforcuesi është krijuar për të ndihmuar njerëzit të ruajnë nivelin e imunitetit për më gjatë.
CDC ka rekomanduar dozën përforcuese të COVID-19 për personat mbi 18 vjeç, të paktën gjashtë muaj pasi kanë marrë dozat e dyta.