Dy të akuzuar për vdekjen e ushtarëve britanikë

Prishtinë | 02 Nën 2017 | 08:58 | Nga

Janë akuzuar dy persona për neglizhencë në rastin e vdekjes së tre ushtarëve britanikë që vdiqën në trajnimet e forcave special SAS në Brecon Beacons në vitin 2013.

Brecon Beacons është vargmal ku kryen testet e forcës fizike dhe ushtrime të tjera ekstreme SAS-i britanik, Shërbimi Special Ajror.

Në korrik tre ushtarë kishin vdekur nga mbingarkesa e ushtrimeve në një sesion ushtrimesh të SAS.

Gjithashtu, një kapiten ushtrie ishte gjetur i vdekur më herët atë vit, duke ushtruar në ujëra të ngrira me SAS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme