Dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë grabitur 200 euro një gruaje në Prishtinë.
Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash prej 200 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thotë PK.
Policia shton se rasti vazhdon të hetohet.