Dy të arrestuar në Danimarkë për bashkëpunim të dyshuar me IS-in

Prishtinë | 26 Sht 2018 | 15:07 | Nga

Dy persona u arrestuan në Kopenhagë të mërkurën dhe u akuzuan për përpjekje për të furnizuar militantët e Shtetit Islamik (IS) me dronë, të cilët grupi ekstremist i përdor për të kryer sulme, tha policia daneze.

“Të dy personat dyshohet se janë anëtarë të një rrjeti më të gjerë, që dërgon dronë dhe furnizime të tjera për Shtetin Islamik nga Danimarka”, tha policia.

Autoritetet nuk i bënë publikë emrat e tyre apo ndonjë detaj tjetër në lidhje me ta.

Ata u akuzuan për përpjekje për të bashkëpunuar me terroristë jashtë vendit dhe do të dalin para gjykatës të enjten.

Shteti Islamik ka përdorur vazhdimisht dronë për të kryer sulme në Siri dhe Irak.

Të ngjashme