Janë mbyllur me dy të arrestuar pikat e shitjes së biletave për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve.
Majori Shkëlzen Xhafaj ka thënë se numri i madh i qytetarëve që po priste për blerjen e biletave ishte i rrezikshëm edhe për vetë ata që prisnin, por edhe për punëtorët në pikat e shitjes.
Ai ka thënë se policia është detyruar të ndërhyjë për të shpërndarë qytetarët dhe pret që nesër të vazhdojë shitja, por ka propozuar që të dilet me ndonjë mënyrë tjetër për shitjen e biletave.
“Na është dashur të ndërhyjmë për të shpërndarë sepse nuk donin të largoheshin me pretekstin se kemi pritur gjatë. Tri pikat në Prishtinë janë mbyllur. Qytetarët janë larguar. Ka dy të arrestuar. Gjithçka është në rregull. Nesër do të flasim për të caktuar mënyrë më të mirë të shitjes sepse kjo mënyrë nuk po ecën siç duhet”, ka thënë ai për KTV-në.