Dy personat të cilët u arrestuan si të dyshuar për therjen me thikë të një qytetari në Prishtinë, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ata u arrestuan gjatë ditës së djeshme, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje kanë therur me thikë një person të gjinisë mashkullore, rreth orës 11:10, në rrugën “Agim Ramadani”.
Për shkak të lëndimeve të rënda që ka pësuar, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. Agim Ramadani, Prishtinë, 03.01.2022-11:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda nga mjeti i mprehtë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.