Dy të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë

Prishtinë | 07 Nën 2025 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka pohuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:55.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, ka thënë Zahiti për klankosova.

Të ngjashme