Dy të vdekur dhe 373 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 15 Shk 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 373 raste të reja me COVID-19 si dhe kanë vdekur dy persona, që ishin të prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 1,710 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 211,022 që nga fillimi i pandemisë.

Sot janë dhënë 1,427 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,802,978 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, po ashtu janë dhënë edhe 94,149 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Të ngjashme