Dy persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në një nbdejë në Chicago’s South Side, sipas policisë, raporton ABC News.
Policia doli në vendngjarje rreth orës 4:41 të mëngjesit të së sielës dhe pa disa persona të pushkatuar, sipas Departamentit të Policisë në Chicago.
Viktimat variojnë nga mosha 20 deri 44 vjeç, tha policia. Të plagosurit u dërguan në spitalet e zonës, disa në gjendje të mirë deri në gjendje kritike. Disa njerëz u transportuan në dhomën e urgjencës, njoftoi stacioni ABC Chicago WLS.
Disa nga viktimat e plagosura janë ende duke iu nënshtruar një operacioni, u tha superintendenti i Policisë së Chicagos, David Brown gazetarëve në një konferencë shtypi të sielën në mëngjes.