Dy të vrarë e tetë të plagosur nga të shtënat në Minneapolis të ShBA-së

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Dy persona janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë të shtënave që ndodhën në orët e para të së shtunës në Minneapolis, njoftoi policia lokale.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, policia tha se në mesin e dhjetë të qëlluarve janë pesë burra e pesë gra, shkruan Fox Neës, transmeton Gazeta Express.

Dy burra vdiqën nga plagët e marra dhe një tjetër është në gjendje kritike në spital. Shtatë të tjerë kanë plagë që nuk vlerësohen si të rrezikshme për jetën e tyre, thuhet më tej në njoftimin e policisë.

Autoritetet deri më tani nuk kanë njoftuar për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Zëdhënësi i policisë, John Elder, tha se të shtënat erdhën nga dy burra që ndodheshin në një turmë njerëzisht që ishin përfshirë në një grindje. Dy burrat papritmas i nxorën armët dhe filluan t’i qëllojnë të tjerët.

Të ngjashme