Dy variantet e Omicron (BA.1 dhe BA.2) po vazhdojnë të përhapen me pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve dhe me raste fatale, njofton IKSHPK.
“Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhtimet e panevojshme, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokë dhembje, kollitje, dhembje fyti, vështirësi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e tyre,