Policia e Kosovës ka njoftuar për dy vdekje të dyshimta në Prishtinë.
Rastet kanë ndodhur dje.
Vdekja e parë e dyshimtë është viktima mashkull kosovar që është gjetur i shtrirë në rrugën Fahri Fazliu në kryeqytet rreth orës 11:20 të ditës së djeshme dhe më pas ka ndërruar jetë në emergjencë.
Ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 16:55, ku viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete.
Trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.