Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë

Prishtinë | 23 Gus 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Dy vdekje të dyshimta kanë ndodhur në Prishtinë, ku në rastin e parë personi që e ka raportuar rastin ka thënë se ai ka pësuar sulm epileptik.

“Njësit relevante dhe  ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, në rastin e dytë, babai e ka raportuar rastin duke treguar se djali i tij është gjetur pa shenja jete, përcjell Klankosova.tv.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij viktimë mashkull kosovar, është gjetur dyshohet pa shenja jete. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raport.

Tutje, në raport thuhet se me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion.

Të ngjashme