Dy vëllezërit E.M dhe A.M, të familjes Morina nga Qifllaku i Rahovecit dyshohen për përfshirje në vrasjen e vëllait të vogël, Naser Morina.
Mbi këtë dyshim, policia ka arrestuar ata dhe dy shok të viktimës.
32 vjeçari u gjet i vdekur në oborr të shtëpisë, mëngjesin e 9 majit të këtij viti.
Nëna e tyre rrëfen se ka mbetur e tronditur në momentin kur ata janë arrestuar, e cila thotë se nuk ka dyshim se ata janë të pafajshëm.
Ndërkohë, policia thotë se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të flasin për motivet e vrasjes.