Dy vite e gjashtë muaj burgim për shpërdorim të detyrës zyrtare

Gjilan | 18 Maj 2018 | 15:05 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarës F. J. në kohë zgjatje prej 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

E akuzuara F. J. shqiptare, shtetase e Republikës së Kosovës, ka punuar si këshilltare për klient në një bankë vendore dhe gjatë periudhës kohore 2008 deri 2010, ka vënë në lajthim klientët dhe ka dëmtuar bankën.

Me këtë rast ajo ka kryer veprën penale të shpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizimit nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Shuma që ka shkaktuar dëm e akuzuara kap shifrën e 100.399 (njëqindmijë e treqind e nëntëdhjetenëntë) euro.

Pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, trupi gjykues për katër dispozitiv të aktakuzës ka shqiptuar një dënim unik prej dy vite e gjashtë muaj burgim.

Po ashtu të akuzuarës i ndalohet ushtrimi i profesionit në veprimtari financiare në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite, afati i cili do të filloi të rrjedh pas vuajtjes së dënimit me burg.

Të ngjashme