Dy vjet burgim për shoferin që shkaktoi vdekje të një personi

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B., duke i shqiptuar dënimprej 2 (dy) vite burgim.

I akuzuari me datë 01.07.2019 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës Golf, pa patentë shofer dhe duke mos i’u përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, ku shpejtësia ka qenë e paraparë 50 km/h, ndërsa në bazë të ekspertizës së komunikacionit i akuzuari ka zhvilluar shpejtësi 112 km/h, i cili me anën e djathtë të përparmë të veturës godet këmbësorin S. D., të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me ç’rast merr tretmanmjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që nuk arrin të mbijeton dhe me datë 08.07.2019, ndërron jetë.

Të ngjashme