Një e re amerikane është dënuar me dy vjet e gjysmë burg sepse kishte inkurajuar të dashurin e saj të kryente vetëvrasje nëpërmjet teksteve dhe thirrjeve telefonike.
Michelle Carter, tashme 20 vjeç, do të shërbejë 15 muaj të mandatit të saj pas hekurave dhe pesë vite punë të detyrueshme në komunitet, raporton “BBC”. Carter u dënua në qershor për vrasjen e pavullnetshme të Conrad Roy, i cili u vetëvra më 13 korrik të 2014-ës.
Babai i Roy tha në seancën e së enjtes: “Familja ime është e shumë e zemëruar më të renë.
Ajo ishte përballur me një dënim maksimal prej 20 vjetësh, por ekipi i saj ligjor argumentoi se si ajo dhe Roy vuanin nga sëmundje mendore, shkruan syri.net. E veshur me pantallona të kuqe dhe një këmishë krem, Carter qëndronte me lot në sy dhe me duart e kryqëzuara.
“Veprimet e saj vranë Conrad Roy”, tha prokurorja në gjykatë. “Por ajo nuk ka pranuar përgjegjësinë dhe nuk ka treguar keqardhje.”
Ajo është krahasuar vazhdimisht në rrjetet sociale më lojën vetëvrasëse “Balena Blu”.