Një e mitur vizaton balenën në dorë, Policia nis hetimet

Prishtinë | 18 Qer 2017 | 12:09 | Nga

Një vajzë e mitur nga Prishtina ka rënë pre e tashmë lojës së rrezikshme që po qarkullon në mbarë botën e njohur si ‘Balena Blue”. E mitura prishtinase kishte gërvishtur në dorën e saj një vizatim i cili ishte në formë të balenës.

Rastin në policinë e Kosovës e ka raportuar prindi i saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Ndërkohë që policia është duke e hetuar rastin.

Ky është njoftimi i plotë i policisë së Kosovës rreth këtij rasti:

Prishtinë 16.06.2017-20:45. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se viktima-vajza e tij (e mitur) me një mjetë të prehtë i kishte gërvishtur duart duke bërë vizatime në formë balene. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme