Dybala flet për partneritetin me Messin dhe hedh dyshime për ndeshjen ndaj Brazilit

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 19:24 | Nga Ekonomia Online

Me përfundimin e Kupës së Amerikës, sulmuesi i Argjentinës dhe Juventusit, Paulo Dybala ka komentuar rrjedhën e turneut amerikano jugor dhe kombëtaren argjentinase, përparimin e tij brenda kombëtares e të pashmangshmin Lionel Messi.


Paulo Dybala, numri 10 në Torino, por në kombëtaren argjentinase i rri prapa Messit, ku janë shumtë që dyshojnë, madje edhe trajnerët e mëhershëm të kombëtareve, se ai Messi mund të luajnë bashkë në formacion.

Dybala tha se “mendoj se kam treguar se unë mund të luaj me Messin, është çështje e njohjes së njëri-tjetrit, gjetja e harmonisë, për të parë se ku dhe si lëvizin të gjithë dhe të ndjehen më të qetë dhe t’i bëjnë të tjerë të ndiejnë atë që dëshirojnë, kundër Kilit kam luajtur me Leon e gjithashtu edhe me Kunin. Ne bëmë gjërat si duhet, isha i lumtur, gjithmonë përpiqem të jap më të mirën, kur luaj apo jam në pankinë” – tha fillimisht 25 vjeçari.

Nuk mundi e të mos kishte pyetje rreth kontroversës së referimit mes duelit të fuqive të Amerikës jugore, e Dybala nuk ishte i ashpër sa kapiteni Messi, por jo se nuk pati çfarë të thotë.

“Ne e filluam Kupën e Amerikës keq e na duhej të punonim shumë, por pastaj meritonim më shumë se vendi i tretë në fund. Dyshimet rreth ndeshjes mbeten dhe është e pakëndshme si përfundoi, nuk e di se a do ta kuptojmë ndonjëherë” – ka deklaruar sulmuesi i Juventusit.

Paolo Dybala kthehet në Juventus dhe thashethemet nuk mungojnë, por si duket largimi i Max Allegrit e ka qetësuar situatën në Torino për argjentinasin

Të ngjashme