Juventusi e nisi mbarë kampionatin e ri në Serie A derisa mposhti Cagliarin me rezultat të thellë 3-0.
Pas ndeshjes argjentinasi ka deklaruar se është i lumtur me golin e shënuar dhe fitoren e arritur.
“Jam shumë i kënaqur që e nisëm mbarë kampionatin duke shënuar fitore dhe duke realizuar një gol”, deklaroi Dybala.
Në fund argjentinasi foli edhe për fanellën me numër 10 që e mori këtë vit për herë të parë.
“Është një fanellë unike. Unë mundohem në çdo moment të argëtohem në fushë pa menduar për numrin”.
“Nuk duhet të entuziazmohem pas numrit pasi nëse nuk luaj mirë atëherë do të marrë kritika”, u shpreh Dybala.