Argjentinasi ka vendosur të mos largohet nga Torino, me gjithë interesimin nga skuadra të mëdha, duke nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare
Asi i Juventus pritet të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 130 mijë euro në javë.
Sulmuesi 24-vjeçar ka qenë i lidhur me largim nga Italia, në drejtim të Barcelona, Manchester United dhe Real Madrid, në fund të këtij edicioni.
Por ai ka ndërruar qëndrim dhe me kontratën e re nuk do të ketë klauzolë largimi, duke u barazuar me Gonzalo Higuain, si dy lojtarët më të paguar tek Zonja e Vjetër.