Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala, pritet të jetë i gatshëm që të luajë disa minuta në ndeshjen e së hënës ndaj Crotones.
Kampioni italian mezi po e pret rikthimin e tij. “Zonja e vjetër” ka shënuar vetëm një herë në tri ndeshjet e fundit. Ishte goli i Federico Chiesas kundër Portos në Ligën e Kampionëve. Pas një muaji e gjysmë jashtë fushës, sulmuesi argjentinas mund të luajë disa minuta, në duelin që Juventusi e zhvillon në shtëpi ndaj Crotones të hënën.
Për Dybalan është sezoni më dëshpërues qëkur iu bashkua Juventusit. Ka luajtur vetëm 859 minuta, ndërsa ka kontribuuar me tre gola e dy asistime.
Kontrata e Dybalas me Juventusin përfundon në qershor të vitit 2022.