Paulo Dybala do të refuzojë largimin nga skuadra e Juventusit këtë verë nëse ekipi italian nuk ia ofron rinovimin e kontratës, ka raportuar të premten “Gazzetta dello Sport”. Thuhet se Dybala është i vendosur të mbetet te Juventusi dhe për këtë arsye po insiston në rinovimin e kontratës, përkundër që drejtuesit e klubin duan që ta shesin në verë.
Dybala disa herë ka refuzuar rinovimin e kontratës, të cilën ia ka ofruar Juventusi me pagë vjetore prej dhjetë milionë eurosh në vit pasi sulmuesi argjentinas po kërkon më shumë. 27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në vitin e ardhshëm kurse këtë edicion ka pasur telashe të shumta me lëndimet. Këtë sezon, Dybala ka shënuar tri gola dhe ka bërë dy asistime në 16 paraqitje në të gjitha garat.