Dyfishohet numri i rasteve ditore të Coronavirusit në Gjermani

Prishtinë | 01 Sht 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 1 218 raste të reja me Covid-19.

Kështu numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 243,599 persona, shkruan The Guardian.

Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe katër viktima dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 9,302.

Ndonëse Gjermania ndodhet në mesin e shteteve me numrin më të lartë të të infektuarve, ky vend dallohet për shkallën e ulët të vdekshmërisë në krahasim me disa shtete evropiane si Italia, Spanja, Franca dhe Britania e Madhe.

Qeveria gjermane i ka larguar shumë masa të kufizimit të lëvizjes me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe ka përgatitur pako të mëdha financiare për t’i ndihmuar bizneset e prekura nga pandemia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme