Më 9 prill janë bërë 12 vjet nga miratimi i aktit më të lartë juridik, Kushtetutës së vendit.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Kushtrim Palushi në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur se Kushtetuta për këto 12 vjet është ka pasur shumë shkelje paqartësi, por interpretime të ndryshme.
“Në këtë 12-vjetor kemi parë shumë shkelje të Kushtetutës së Kosovës dhe kemi parë shumë paqartësi ose shumë interpretime të ndryshme të asaj nga aktorët që duhet të respektojnë ose të veprojnë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.
“Në këto 12 vite përkundër të gjithave mund të them se kemi pasur një respektim të mirë dhe zbatim të Kushtetutës, jo në masën që do të donim dhe jo në nivelin e ulët sikurse besojnë skeptikët”.
Palushi konsideron që akterët politik janë treguar të pjekur kur në raste të caktuara i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për interpretime të cilat më pastaj janë respektuar nga të gjithë.
“Megjithatë edhe kjo është e mira e demokracisë, aktorët relevant atëherë kur ka pasur nevojë i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykime me të cilat ka konstatuar se a është shkelura apo nuk është shkelur Kushtetuta”.
Palushi në këtë kontekst përmend rastin e interpretimit të vendimit të Qeverisë për lëvizje të kufizuar të qytetarëve në kohën e pandemisë.
Sipas tij, Kushtetuesja ka të drejtë të nxjerrë vendime të tilla ku e shtyn hyrjen në fuqi të verdiktit të sajë në raport të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.
“Rastin e fundit që e kishim me çështjen e masave të ndërruara nga qeveria, është treguesi më i mirë për rëndësinë e kushtetutës ku është tregues se në raste se një palë ose një aktorët politik vepron se ka vepruar në përputhje me kushtetutën dhe njëri nuk beson ne kemi gjykatën kushtetuese e cila na tregon përfundimisht se a ka vepruar në përputhje me Kushtetutën”.
“Gjykata Kushtetuese ka të drejtë edhe pse konstaton që një ligj është kundër kushtetues mirëpo ka të drejtë që të shtyrë hyrjen në fuqi të vendimit të sajë, kur për shembull pasojat e hyrjes në fuqi të gjykatës do të ishin më të madhja sesa vet shkelja”.
Palushi është shprehur se në këtë rast Kushtetuesja ka mbrojtur qytetarët duke shmangur dalje masive.
“Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese ditën që është nxjerrë kjo do të mund të shkaktonte një kaos në opinion që të gjithë njerëzit të dilnin përnjëherë të lëviznin të qarkullonin me vetura dhe në këtë mënyrë do të rrezikohej shëndeti publik”.
Pjesa më e madhe e Kushtetutës rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit. Kushtetuta ka 14 kapituj dhe 162 nene.