Shumë pranë shkollës së mesme “Ali Sokoli” në Prishtinë, është gjetur një mjet shpërthyes, për të cilin dyshohet të jetë bombë e dorës.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ndërsa ka shtuar se ka njësi të shumta policore të cilët po merren me asgjësimin e saj.
“Ju konfirmoj se Policia ka pranuar informatën se te rrethi i Flamurit në Prishtine afër shkollës Ali Sokoli gjendet një mjet i dyshimtë. Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në atë lokacion, kanë bërë sigurimin e lokacionit dhe mjetit të dyshuar dhe janë njoftuar edhe njësitet tjera kompetente policore që merren me raste të tilla. Për informacione tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha për portalin.