Së paku 24 njerëz dyshohet se kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kashmir – pjesën e administruar nga Pakistani.
Autoriteti Shtetëror i Menaxhimit të Katastrofave tha se viktimat e dyshuara tash për tash janë të zhdukura.
Sipas burimit të njëjtë, së paku pesë vetë janë plagosur.
Edhe Pakistani, edhe India kontrollojnë pjesë të Kashmirit, i cili është i ndarë me një vijë të kontrollit.
Përmbytjet ndodhen në qytetin Lesva të Luginës Nelam, që është një destinacion popullor për turistët.
Autoritetet thanë se mbi 100 shtëpi u dëmtuan, ndërsa një xhami rrëshqiti nga dheu.
“Ushtria po e ndihmon administratën lokale në misionin e shpëtimit”, tha Saqib Mumtaz, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Katastrofave.
Përmbytjet u shkaktuan nga shirat monsun që preken edhe pjesë të tjera të Azisë jugore.