Para pak momentesh ka ndodhur një therrje mes disa të rinjëve tek shkollat e mesme në Gjilan. Ngjarja ka ndodhur brenda një kafiterie.
Gjilani SOT mëson nga burimet e saj brenda Emergjencës se një person ka mbërritur pa shenja jete në spital. Ende nuk dihen arsyet që kanë shtyrë në këtë përplasje mes të rinjëve, por forca të shumta policore janë në vendin e ngjarjes.
Autori i therrjes është arrestuar nga policia.
Jo vetëm në Gjilan, po në gjithë Kosovën janë shtuar rastet e therrjes me thikë dhe gjuajtjeve me armë mes të rinjëve.