Edhe pas dy muajsh prej kur Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka nisur procesin e ndryshimit të Rregullores për përzgjedhjen e kryeprokurorëve, Rregullorja e re nuk është miratuar.
Mosmiratimi ka pamundësuar zgjedhjen e dy kryeprokurorëve, pozitat e të cilëve mbahen nga ushtrues detyre, shkruan sot “Koha Ditore”.
Burime të afërta me procesin i kanë thënë gazetës se Këshilli Prokurorial i Kosovës është duke tentuar që përmes Rregullores së re t’i eliminojë kandidatë të caktuar nga gara për kryeprokuror special.
Në Rregulloren aktuale për kryeprokuror special mund të konkurrojnë edhe prokurorët e prokurorive themelore, ndërsa në Rregulloren e re ka përpjekje që të kufizohet kandidimi vetëm në prokurorë specialë.